Njësitet e Policisë së Kosovës po vazhdojnë të kryejnë kontrolle në lokacione të ndryshme në Zubin Potok, pas sulmit që ndodhi në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë për Telegrafin se nuk ka bastisje por kontrolle.


“Ka kontrolle duke u zhvilluar përreth terrenit ku ka ndodhur sulmi. Aktualisht diçka tjetër nuk kemi”, ka thënë shkurt Elshani.

Kutojmë se gjatë të shtunës policia kreu basitsje në disa zona në veri, ku u arrestuan tetë persona dhe u gjet arsenal i armëve.

99a39ff3 b215 4fe3 8129 bc5b1c8c8744

Pas gjetjes së këtij arsenali të armëve janë zbuluar edhe emblema që lidhen me forca dhe njësitë ushtarake ruse.

Telegrafi ka siguruar fotografi të këtyre emblemave dhe simboleve që përfshijnë njësitë speciale, forcat ajrore, trupat paqeruajtëse dhe organizata të tjera të lidhura me ushtrinë e Federatës Ruse, duke ngritur shqetësime serioze për praninë dhe ndikimin e mundshëm të grupeve pro-ruse në veri të Kosovës.

Ndryshe sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Varagë afër Zubin Potokut, është pëarë njësiti i specializuar i Policisë së Kosovës K-9, i shoqëruar me qentë e trajnuar policorë.

Ky njësit është angazhuar në asistimin e gjetjes së mundshme të eksplozivit në këtë zonë, ku dy ditë më parë pati sulm terrorist. /Telegrafi/

b01f623a 260f 46e5 8c6d 0eb36ccb44b0

96121733052631