LAJMI I FUNDIT:

Pas suksesit të Kosova U-18, Delawie: Faleminderit që na treguat se çfarë mund të arrihet me punë ekipore

Pas suksesit të Kosova U-18, Delawie: Faleminderit që na treguat se çfarë mund të arrihet me punë ekipore
(Foto: Twitter/FIBA)

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, i ka uruar basketbollistët e përfaqësueses së Kosovës U-18 në basketboll, të cilët u shpallën kampionë të Evropës në Divisionin C.

Në finalen e të dielës mbrëma, talentët tanë nënshtruan Qipron dhe nga viti i ardhshëm do të garojnë në Divisionin B.


“Urime ekipit të Kosovës për triumfin në Kampionatin Evropian U-18. Faleminderit që na treguat të gjithëve se çfarë mund të arrihet me punë të jashtëzakonshme ekipore”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Suksesit të të rinjve tanë i është gëzuar edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajmet për Përfaqësuesen e Kosovës në basketboll
Lexo po ashtu Lajmet për Përfaqësuesen e Kosovës në basketboll

“Triumfi i Përfaqësueses sonë U-18, në Divizionin C të Kampionatit Evropian në basketboll, dëshmon se Kosova ka talentë të mrekullueshëm që paralajmërojnë konkurrencë në basketbollin evropian. Krenar!”, ka shkruar ai në Facebook.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i ka përgëzuar djelmoshat e përfaqësues së Kosovës U-18 për shpalljen kampion evropian në Divisionin C.

“Edhe një sukses shembullor i sportistëve tanë. Përgëzoj djelmoshat e përfaqësueses sonë të basketbollit të grupmoshës nën 18 vjeç, të cilët sonte u shpallën kampion në Kampionatin Evropian të Divizionit C, të mbajtur në Prishtinë”.

“Kështu në mënyrën më të mirë të mundshme po i rendisim sukseset njërin pas tjetrit. Kjo më së miri po e dëshmon faktin se sportistët tanë janë e ardhmja e ndritshme e shtetit tonë”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori