LAJMI I FUNDIT:

Pas skandalit me mishin pa afat deputetët vizitojnë AUV-in

Pas skandalit me mishin pa afat deputetët vizitojnë AUV-in
Butcher's Counter

Anëtarët e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione të Kuvendit të Kosovës, sot do të vizitojë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, lidhur me aferën e mishit të importuar me cilësi të dyshimtë.

Në dy javët e fundit ka patur raportime rreth aferave për importimin e mishit me afat të skaduar nga Belgjika.
Kurse pas raportimeve në media Prokuroria Themelore e Prizrenit ka nisur një aksion të gjerë në kontrollimin e depove dhe dyqaneve ku tregtohet dhe bëhet përpunimi i mishit dhe nënprodukteve të tij.


Në disa qendra tregtare të mëdha janë gjetur mish me afat të skaduar. /Telegrafi/