LAJMI I FUNDIT:

Pas siluetës së modelit të ri K900, Kia tregon edhe enterierin modern (Foto)

Pas siluetës së modelit të ri K900, Kia tregon edhe enterierin modern (Foto)

Gjatë javës së kaluar, Kia ka befasuar kur tregoi siluetën e modelit K900, duke konfirmuar lajmin e prodhimit të makinës.

Befasues ishte fakti, që gjenerata e dytë e këtij sedani, po lansohet shumë më herët se që pritej, transmeton Telegrafi.


Pasi makinat e këtij lloji, nuk janë aq të kërkuara, për dallim nga ato crossover të madhësive të ndryshme.

Bazuar në imazhin zyrtar, K900 i ri do të ketë linja të përkryera, ndërsa me madhësinë që ka ofron edhe hapësirë të bollshme.

Nuk shkoi gjatë, kur prodhuesi jug korean shpërndau edhe imazhin, që tregon se si duket enterieri i makinës.

Dizajni modern me përfundime të bëra me kujdes, ekranet e gjëra dhe butanet e shumtë, tregojnë se makina do të ofrojë shumë përparësi teknologjike.

Me anë të kësaj risie, mund të thuhet se K900 mund të ketë lehtësira të shumta për shoferin si dhe rehati maksimale për udhëtarët. /Telegrafi/