LAJMI I FUNDIT:

Pas shtatë vjetësh e pranon se kishte vjedhur një laptop dhe disa stoli ari e argjendi

Pas shtatë vjetësh e pranon se kishte vjedhur një laptop dhe disa stoli ari e argjendi
Foto: Ilustrim

I akuzuari Arton Përvetica, në seancën fillestare të së premtes, e ka pranuar fajësinë se në shtator të vitit 2012, kishte vjedhur një laptop dhe disa stoli ari e argjendi, në një shtëpi në Prishtinë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Jehona Grantolli, i akuzuari tha se ndihet fajtor për vjedhjen e kryer.


“Edhe pse është një kohë e gjatë, pe pranoj se jam kon problematik, e pranoj fajësinë. Ndjej keqardhje, kam mbajt burg shumë, jam prish, kam familje, që ka mundësi një dënim më të butë ndaj meje”, tha i akuzuari Përvetica, raporton betimiperdrejtesi.

Një deklarim të tillë e ka përkrahur edhe avokati i tij, Mentor Neziri, i cili deklaroi se pranimi i fajësisë nga i mbrojturi i tij ka ardhur pas konsultimeve paraprake mes tyre, duke kuptuar pasojat dhe benefitet e këtij veprimi.

Avokati Neziri ka kërkuar nga gjykata që të mbrojturit të tij t’i caktohet një dënim më i butë, duke marrë parasysh faktin se vepra është kryer para shtatë viteve, dëmi material nuk është i lartë si dhe faktin se klienti i tij, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Para se gjykata të merr vendim mbi llojin dhe lartësinë e dënimit, ajo duhet të merr për bazë pranimin vullnetar të fajësisë, premtimin se ai nuk do të kryej vepra të tjera penale, se i njejti është penduar dhe shpreh keqardhje për veprën penale të kryer si dhe faktin se kjo vepër penale është kryer që 7 vite dhe dëmi material nuk është i lartë”, tha avokati Neziri.

Ky pranim fajësie, nuk u kundërshtua as nga prokurorja Jehona Grantolli dhe si i tillë u aprovua nga gjykatësi Alban Ajvazi, me arsyetimin se është bërë në mënyrë vullnetare nga i akuzuari, pas konsultimeve me mbrojtësi dhe se pranimi gjen mbështetje në provat që janë pjesë e shkresave të lëndës.

Në fund, prokurorja Grantolli ka kërkuar nga gjykata që të akuzuarin Përvetica ta shpall fajtor dhe që me rastin e vendosjes për dënimin, të merr parasysh rrethanat lehtësuese dhe rënduese sipas ligjit.

Shpallja e aktgjykimit në këtë çështje penale do të bëhet më 9 korrik, nga ora 8:40.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 28 korrik 2015, ka ngritur aktakuzë ndaj Arton Përveticës për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”, nga 253 par.1 pika 1 të KPK-së.

Sipas prokurorisë, më 14 shtator 2012, në Prishtinë, në lagjen “Arbëria”, me qëllim që me përvetësimin e sendeve të huaja të luajtshme vetit t’i sjell përfitim pasuror në mënyrë kundërligjshme, ka depërtuar në banesën e të dëmtuarit Korab Hoxha, në atë mënyrë që fillimisht me një mjet të fortë dhe të përshtatshëm ka dëmtuar cilindrin e derës së hyrjes së banesës, e pastaj ka hyrë brenda dhe pasi ka demoluar tërë banesën nga aty ka arritur që të merr një laptop, në vlerë prej 950 euro, stoli në vlerë prej 160 euro dhe disa stoli argjendi, me ç’rast të dëmtuarit i ka shkaktuar dëm material.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori