LAJMI I FUNDIT:

Pas shkuarjes së Mogherinit, këta janë pesë personat e mundshëm për kryenegociator në dialogun Kosovë-Serbi

Pas shkuarjes së Mogherinit, këta janë pesë personat e mundshëm për kryenegociator në dialogun Kosovë-Serbi

Komisionerja e Lartë e Bashkimit Evropian për çështjet e Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini është duke numëruar ditët e fundit në postin kryenegociatores së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nën kryesimin e saj, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është future në një qorroskak, ndërkohë pritet që emri i ri që do ta pasojë Mogherinin në vjeshtë do ta rikthejë në jetë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Siç shkruam gazeta serbe “blic.rs”, bazuar në burime diplomatike, në garë për të marrë postin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së dhe të kryenegociatorit për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pesë persona, përcjell Express.

Partia Popullore Evropiane llogarit jashtëzakonisht shumë në emrin e Andrej Plenkoviq, i cili është edhe kryeministër i Kroacisë.

Përveç Plenkoviq një emër tjetër që përfolët se mund të zë vendin e Mogherinit, është politikani francez, Michel Barnier, i cili ka qenë negociator ndërmjet Britanisë së Madhe dhe BE-së, për Brexit.

Emri i tretë është ai i Frans Timermans, politikani holandez, i cili ka shërbyer në postin e zëvëndësit të partë të presidentit të Komisionit Evropian.

Pas Timermans, në garë për të marrë postin e kryenegociatores është diplomatja gjermane, Helga Schmidt. Schmidt ka qenë Sekretare Gjenerale e EEAS ( European Uninon for External Actions). Schmidt në Bruksel punon që nga viti 2006.

I fundit emër që përflitet se mund të merr rolin e Mogherinit, është ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajcak, shkruan Gazeta Express.

Mbetet të shihet se kush do të zgjidhet, pasi që Merkel dhe Macron kanë pasur mospajtime rreth emrit të ri që duhet të merr kryesimin e Komisionit Evropian, ndërkohë pritet që kjo dyshe Francë-Gjermani të vendosin për emrin e ri që do të drejtojë KE-në.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori