LAJMI I FUNDIT:

Pas rritjes rekorde të rasteve me coronavirus, Italia do të implementojë masa të reja kufizuese

Pas rritjes rekorde të rasteve me coronavirus, Italia do të implementojë masa të reja kufizuese

Italia do të implementojë masa të reja kufizuese për shkak të rritjes së rasteve nga coronavirusi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kryeministri italian, Guiseppe Conte, tha se masat ishin të nevojshme në mënyrë që të shmanget një bllokim i ri mbarëkombëtar.


Kështu, të gjitha vendet publike nuk do të mund të frekuentohen nga qytetarët pas orës 21:00, orari i hapjes së restoranteve do të kufizohet; si dhe madhësia e grupeve të lejuara do të ‘shtrëngohet’.

Giuseppe Conte

Masat vijnë pasi Italia regjistroi për dy ditë radhazi shifra rekorde nga coronavirusi.

Vetëm të dielën vendi raportoi 11 mijë raste të reja, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë në vend.

Vlen të theksohet se Italia gjatë fillimit të pandemisë ishte epiqendra e coronavirusit në Evropë, dhe ishte vendi i parë që implementoi një bllokim mbarëkombëtar për të reduktuar përhapjen e sëmundjes.

Numri i përgjithshëm i të prekurve u rrit në 414 mijë, ndërsa deri më tani kanë ndërruar jetë 36 mijë persona. /Telegrafi/