LAJMI I FUNDIT:

Pas rrëzimit që i ndodhi në fushë, vdiq bashkëlojtari i Mohamed Salahut te Egjipti

Pas rrëzimit që i ndodhi në fushë, vdiq bashkëlojtari i Mohamed Salahut te Egjipti

Reprezentuesi i Egjiptit, Ahmed Refaat ka vdekur në moshën 31-vjeçare, bëri të ditur klubi i tij Modern Sport, pas një ataku kardiak që pati në mars gjatë një ndeshje në ligën egjiptiane.

Refaat u vendos në një njësi të kujdesit intensiv më 11 mars, pasi u rrëzua në minutën e 88-të të ndeshjes së ligës së Modern Future kundër Al-Ittihad Alexandria.

Sulmuesi, i cili ishte pajisur me një stimulues kardiak, u lirua një muaj më vonë dhe vazhdoi të merrte trajtim.


“Modern Future FC njofton vdekjen e Ahmed Refaat, lojtar i ekipit të parë dhe kombëtar egjiptian, si pasojë e një përkeqësimi serioz të shëndetit të tij”, thuhet në një deklaratë të klubit.

“Ai u transferua në spital pas një udhëtimi të vështirë pas krizës shëndetësore që ndodhi më 11 mars 2024”.

Kapiteni i Egjiptit dhe sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka nderuar shokun e tij të skuadrës Refaat, i cili luajti 7 herë për kombëtaren dhe shënoi dy gola.

“Zoti të vazhdojë të bekojë familjen e tij dhe të gjithë të dashurit e tij”, shkroi Salah në X. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori