Para ndërtesës së Komunës së Beogradit në Serbi, sot ka ndodhur një rrahje masive mes një grup të qytetarëve dhe politikanësh të opozitës që u përplasën brutalisht me sigurimin e objektit.

Gjithçka filloi kur tentuan të kalojnë rrethojat mbrojtëse  - duke detyruar sigurimin të ndërhyjë dhe në një moment situata esklaoi dhe u grushtuan dhe shqelmuan turma me sigurimin.


Turma hidhnin vezë dhe ngjyrë të kuqe në drejtim të objektit – duke u krijuar një situatë kaotike kur ndërhyri sigurimi.

E sikur kjo të mos mjaftonte, pak minuta më vonë u shfaq edhe xhandarmeria dhe shumë policë në rroba civile. Pa u menduar dy herë – iu vërsulën një të riu që dyshohet se u përfshi në rrahje me sigurimin.

Derisa po e prangosnin reaguan turma – duke detyruar pjesëtarë të shumtë të xhandarmerisë të intervenojnë për t’i shpërndarë. /Telegrafi/