Ditën e djeshme (e hënë) u bllokuan një pjesë e rrjeteve sociale përfshirë këtu, Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

Me lirimin e tyre reagimet, kanë qenë të shumta nga figurat publike duke u rikthyer menjëherë me postime.


Një të tillë e ka bërë edhe artistja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, derisa ndiqet nga mbi dy milionë njerëz.

Screenshot 1 15 Enca (Foto: Instagram)

“Oh Instagrami im i dashur sa më mungove”, ka shkruar 25-vjeçarja pas rikthimit të këtyre rrjeteve.

Ajo ndërkaq thuhet se është njëra nga artistet që numëron më së shumti ndjekës në Instagram.

Screenshot 2 8 Enca (Foto: Instagram)

E pyetur më pas nga një fans se çfarë po bënte meqë Instagrami nuk punonte, Haxhia nuk ka hezituar t'i përgjigjet.

"Po jetoja e lumtur jetën time siç kam bërë muajt e fundit, deri diku pak larg rrjeteve sociale. Vetëm maja e ajsbergut të jetës time përfundon në Instagram. Përtej të gjithave e dua shumë Instagramin por nuk kaloj më shumë se 30 minuta në ditë. Por ju premtoj se do të jem më aktive së shpejti". /Telegrafi/