LAJMI I FUNDIT:

Pas rezultateve të PISA-s, Qeveria aprovon Planin strategjik për zhvillimin e arsimit

Pas rezultateve të PISA-s, Qeveria aprovon Planin strategjik për zhvillimin e arsimit

Qeveria e Republikës së Kosovës sot në mbledhjen e rregullt të saj ka aprovuar dokumentin më të rëndësishëm strategjik të fushës së arsimit, që përcakton rrugën e qartë që do të ndjekë sistemi i arsimit në pesë vitet e ardhshme.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë gjatë këtij viti ka hartuar Planin Strategjik për Zhvillimin e Arsimit në Kosovë 2017-2021 dhe reflekton jo vetëm objektivat dhe caqet që mëtojmë t’i arrijmë në të gjitha nivelet e arsimit, që ka rezultuar nga një proces gjithëpërfshirës të të gjithë akterëve, njëherit pasqyron edhe ekspertizë të lartë profesionale për të siguruar një plan ambicioz dhe të realizueshëm, por ka për qëllim t’i jap përgjigje gjendjes aktuale dhe sfidave që e shoqërojnë sistemin arsimor në të gjitha nivelet e përgjegjësisë.


Si i tillë, Plani Strategjik për Zhvillimin e Arsimit në Kosovë 2017-2021, është në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe përfshinë masat që kanë të bëjnë me rritjen e pjesëmarrjes së fëmijëve në edukimin parashkollor dhe parafillor, rritjen e kualifikimit dhe përgatitjen e mësimdhënësve, përmirësimin e relevancës së ofrimit të shkollimit për kërkesat e tregut të punës, si dhe forcimin e mekanizmave të llogaridhënies përmes vlerësimit të performancës së mësimdhënësve, inspektimit dhe testeve të jashtme.

Shtyllat kyçe të këtij plani janë: cilësia, gjithëpërfshirja dhe llogaridhënia.

“Ne kemi obligim të ndërtojmë një sistem arsimor që ofron cilësi, sepse duam që Kosova të jetë një shoqëri e cila zhvillimin e vet e bazon në dije, ndërsa qytetarët e saj të posedojnë njohuri dhe shkathtësi që i bëjnë të punësueshëm, si në vend ashtu edhe jashtë tij. Prandaj, plani parasheh zbatimin e kurrikulës së bazuar në kompetenca, t’i pajisim shkollat me teknologji të informacionit dhe mjete të konkretizimit, ta përmirësojmë cilësinë e teksteve mësimore dhe, mbi të gjitha, ta përmirësojmë cilësinë e mësimdhënies në të gjitha nivelet e sistemit të arsimit. Ndërkaq, në arsimin e lartë fuqizimin e mekanizmave të sigurimit të cilësisë, duke i zbatuar me përpikëri kriteret dhe procedurat e akreditimit, por edhe duke i ndihmuar institucionet e arsimit të lartë që t’i përmbushin standardet e cilësisë”, thuhet në komunikatë.

Prandaj, ky plan parasheh që bashkë me komunat të ndërtohet një sistem i cili ofron llogaridhënie funksionale në të gjitha nivelet e sistemit të arsimit, duke përfshirë përmirësimin e menaxhimit të shkollës, funksionalizimin e sistemit për licencimin e mësimdhënësve, vlerësimin e performancës së shkollës, si dhe rritjen e besueshmërisë së testeve kombëtare që kanë për qëllim vlerësimin e njohurive dhe shkathtësive të nxënësve.

“Miratimi i Planit Strategjik për Zhvillimin e Arsimit në Kosovë 2017-2021, paraqet veprim konkret të Qeverisë së Kosovës, për t’i dhënë përgjigje edhe rezultateve të Vlerësimit Ndërkombëtar PISA 2015, të cilat i kemi prezantuar gjatë ditës së djeshme, ndërsa brenda këtij muaji MASHT do të prezantoj Planin e Veprimit për adresimin e sfidave për ngritjen e nivelit të cilësisë në reflektim edhe të rezultateve të këtij procesi”, thuhet në njoftim.

Plani Strategjik për Zhvillimin e Arsimit në Kosovë 2017-2021, do të botohet dhe shpërndahet tek të gjithë akterët, për të kontribuar në zbatimin e tij dhe bërjen realitet të vizionit që përmban ky plan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori