LAJMI I FUNDIT:

Pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët janë pastruar në Mitrovicë

Pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët janë pastruar në Mitrovicë

Situata e përgjithshme në rrugët e qytetit të Mitrovicës, pas reshjeve të borës, është përmirësuar dukshëm.

“Shumica e rrugëve janë të kalueshme, ndërkohë që ka intervenime të pandërprera të kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve në zonën e Shalës së Bajgores, për shkak të telasheve që paraqiten si pasojë e erërave të forta që mbretërojnë atje herë pas here”, thuhet në njoftimin e komunës.


Drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, ka inspektuar mbrëmë gjatë gjithë natës, pastrimin e borës nga rrugët, i cili sot ka dalë prapë në teren për të parë nga afër gjendjen e rrugëve, pas reshjeve të fundit të borës në qytetin e Mitrovicës.

“Ndonëse në qytet të gjitha rrugët janë të pastruara, në viset rurale ende kemi borë, kështu që këto ditë kemi pas intervenime më të shpeshta, sidomos në rajonin e Shalës së Bajgores, si pasojë e fërfëllizës që mbretëron atje, por falë punës së kompanive të kontraktuara, shumica e rrugëve janë të kalueshme”, tha ndër të tjerash drejtori Muja.

Po ashtu drejtori Muja ka kërkuar nga kompanitë e kontraktuara që të jenë sa më aktive dhe të gatshme që t’u dilet në ndihmë qytetarëve, sidomos në ato zona ku gjendja është më e vështirë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj

Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj

Kronika e Zezë
Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë

Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë

Lajme
Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Siguri
​Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen - MSH sqarohet

​Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen - MSH sqarohet

Shëndetësi
Pas takimit në Athinë, kryeministri Rama mbledh sot bashkatdhetarët në Milano

Pas takimit në Athinë, kryeministri Rama mbledh sot bashkatdhetarët në Milano

Lajme
Rrahje mes vëllezërve në Gjakovë, lëndohet nëna gjatë ndërhyrjes

Rrahje mes vëllezërve në Gjakovë, lëndohet nëna gjatë ndërhyrjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori