LAJMI I FUNDIT:

Pas raportimit në FIFA, ministri Çeku pranon kërcënime me vrasje nga Serbia

Pas raportimit në FIFA, ministri Çeku pranon kërcënime me vrasje nga Serbia
Ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se është kërcënuar me vrasje nga Serbia.

Kjo, pas raportimit në FIFA, për shpalosjen e flamurit serb me hartën e Kosovës dhe me simbole serbe në Kupën e Botës në Katar.


“Përgjatë dy ditëve të fundit kam pranuar qindra mesazhe fyese dhe kërcënuese nga Serbia, nga momenti që e kemi sensibilizuar opinionin botëror për veprimin shovinist të ekipit të tyre të futbollit në Botërorin Katari 2022”, ka thënë Çeku.

Ai ka treguar se fyerjet janë drejtuar edhe ndaj familjes së tij.

“Kërcënimet me vrasje janë tregues të radhës se shovinizmi serb është rreziku më i madh ndaj paqes në rajonin tonë. Demokratizimi i Serbisë dhe shkëputja nga kontrolli rus janë parakushte për siguri e përparim në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ministri.

Më tej theksoi se reagimet publike të shumë qytetarëve i kanë dhënë fuqi ankesës së Federatës së Futbollit të Kosovës drejtuar FIFA-s.

“Një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën tonë është edhe diplomacia qytetare”.

“Besojmë që Serbia do të marr dënimin e merituar për veprimin skandaloz të tyre që e shndërron sportin në mjet të aspiratave pushtuese”, shkroi Çeku në Facebook.

Ndryshe, FIFA ka hapur procedura kundër Federatës së Futbollit të Serbisë pasi një flamur që tregonte Kosovën si pjesë të vendit të tyre dyshohet se ishte varur në dhomën e zhveshjes kur ata u përballën me Brazilin në Kupën e Botës.

Imazhi i flamurit me mesazhin “nuk dorëzohemi” në serbisht u bë virale në rrjetet sociale kur u shpërnda nga Hajrulla Çeku, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Ndërkaq, inicimin e procedurës disiplinore të FIFA-s ndaj Federatës Serbe të Futbollit, e ka mirëpritur edhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

“Jemi të lumtur të shohim reagimin e shpejtë të FIFA-s, me rastin e fillimit të hetimit kundër Federatës së Futbollit të Serbisë pas shfaqjes së banerit me hartën e Kosovës me flamurin serb brenda saj dhe me mesazhe urrejtje dhe luftnxitëse në zhveshtoren e përfaqësueses serbe dhe në stadium, në ndeshjen ndërmjet Brazilit dhe Serbisë, në kuadër të Kupës së Botës në Katar”, thuhet në reagimin e FFK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori