LAJMI I FUNDIT:

Pas propozimit të taksës për të hyrë në kryeqytet, Lladrovci ironizon me Ahmetin

Pas propozimit të taksës për të hyrë në kryeqytet, Lladrovci ironizon me Ahmetin

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është përfshirë në debatin për taksën prej 10 eurove që pritet të bëhet për qytetarët që duan të hyjnë me veturë në Prishtinë.

I pari i Drenasit, ka thënë se ka zhvilluar një takim me Shpend Ahmetin, me ç’rast kanë diskutuar për taksën, transmeton Telegrafi.


“Sonte e takova Kryetarin e Prishtinës, Shpendin, mikun tim, dhe ishte rast ta trajtojmë në shpejtësi çështjen e taksës për parking.Pagesa për autostradën që i takojnë Drenasit, do të mund të bëhej në Golesh, do të vlente edhe për një lojë guxhas ose pitpitak, si dhe për parkim dyorësh te Stadiumi nacional. Për pengesa, ia kemi marrë dorën moti”, ka shkruar Lladrovci sipër fotografisë së publikuar me Ahmetin.

Ndryshe, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti më herët ka deklaruar se përveç parkingut me pagesë, janë duke shqyrtuar edhe mundësinë e taksës për lëvizje me makinë në qendër.

“Nuk ka rampa (laura), nuk ka diskriminime, kur të vendoset kjo politikë vlen për të gjithë dhe implementohet me kamera. Thjeshtë në një qytet të vogël ku mundesh me ec në këmbë prej njërës anë në tjetrën për 30 minuta dhe me ndotje serioze gjatë dimrit, prioritet duhet ta kemi luftimin e përdorimit të panevojshëm të veturave”, kishte pohuar ai.

Propozimin për vendosjen e kësaj takse e ka kundërshtuar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori