LAJMI I FUNDIT:

Pas problemeve me stomak, Erdogan shfaqet në publik pas tre ditëve në një panair në Stamboll

Pas problemeve me stomak, Erdogan shfaqet në publik pas tre ditëve në një panair në Stamboll

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u pa për herë të parë në publik të shtunën, tre ditë pasi zyra e tij tha se ai kishte një infeksion stomaku, derisa kanë mbetur edhe pak javë drejt zgjedhjeve në vend.

Erdogan iu drejtua një publiku në Stamboll në një panair tregtar të aviacionit, i quajtur Teknofest dhe hodhi lule në drejtim të mbështetësve që erdhën me flamuj turq, transmeton Telegrafi.


Krahas presidentit turk 69-vjeçar në këtë ngjarje ishin presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe kryeministri libian Abdul Hamid Mohammed Dbeibah.

Si Azerbajxhani ashtu edhe Libia kanë përdorur drone luftarake turke, mes konflikteve, dhe këto makineri pa pilot do të shfaqen në festivalin e aviacionit të fundjavës.

Që nga e marta, Erdogan raportohej se nuk po ndihej mirë dhe tani u pa në panairin Teknofest në aeroportin e vjetër Atatürk të Stambollit, një ngjarje që ekspozon dronët dhe aeroplanët e ushtrisë.

Erdogan pati pezulluar fushatën zgjedhore pasi u sëmur gjatë një interviste të drejtpërdrejtë televizive të martën.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha se Erdogan vuante nga gastroenteriti – një problem i tretjes që mund të trajtohet lehtësisht dhe zakonisht zgjidhet brenda pak ditësh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori