Pas prezantimit të Mercedes-Maybach S-Class, Audi i “kundërpërgjigjet” me limuzinën luksoze A8 L Horch
Prodhuesi gjerman i veturave Audi, ka prezantuar limuzinën e saj më luksoze.
Është paralajmëruar të jetë rival i Merces-Maybach S Class. Bëhet fjalë për Audi A8 L Horch që u prezantua në Kinë, transmeton Telegrafi.
I bazuar në versionin standard Audi A8, limuzina L Horch në shikim të parë duket se është për 130 mm më i gjatë.
Edhe më impozante është brendësia e kësaj veture, ku pronarët e tyre sigurisht se do të qëndrojnë të ulur në pjesën e pasme, e jo në cilësinë e shoferit që është e rezervuar enkas për një shofer zyrtar.
Në pjesën e pasme janë dy ulëse gjigante të ngjashme me një kolltuk, të pajisur me ngrohëse, sistem ventilimi dhe masazh.
Ato i ndanë konzola qendrore me komanda elektrike për rregullimin e pozicionit të ulëseve dhe ekranet e ndjeshëm në prekje, e aty mund të aktivizohet edhe ajri i kondicionuar që është i ndarë në dy zona.
Pjesa e përparme e kabinës, gjykuar nga fotografitë, dallon shumë në raport me enterierin e Audi A8 të “thjeshtë”.
Vërehen materiale më cilësore dhe luksoze, e kur është fjala për motorin, është interesant sesi Audi nuk ka vendosur ndonjë motor më të madh.
A8 L Horch ka motor 3.0 litra V6 twin-turbo me benzinë që prodhon 340 kuaj-fuqi, e fuqinë e bartë në të katër rrotat falë ndërruesit automatik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFshirësit e xhamit nuk funksionojnë - kjo vajzë ka një zgjidhje të thjeshtë që bëri të gjithë të qeshin
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Jeta brenda një Lamborghini Urus
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit