LAJMI I FUNDIT:

Pas presionit ndaj Ukrainës për të hetuar rivalin e tij, Shtëpia e Bardhë do të hartojë akuza kundër Donald Trumpit

Pas presionit ndaj Ukrainës për të hetuar rivalin e tij, Shtëpia e Bardhë do të hartojë akuza kundër Donald Trumpit

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, tha se ka udhëzuar Komitetin Gjyqësor të Shtëpisë, që të hartojë akuza të fajësimit kundër presidentit Donald Trump, për përpjekjen e tij për të bërë presion ndaj Ukrainës për të hetuar një rival politik.

“Faktet janë të pakontestueshme. Presidenti abuzoi me fuqinë e tij për përfitimin e tij personal politik në kurriz të sigurisë sonë kombëtare”, tha Pelosi në një deklaratë televizive, transmeton Telegrafi.


Pelosi i bëri vërejtjet një ditë pasi Komisioni Gjyqësor mbajti një seancë në të cilën tre ekspertë të ligjit kushtetues të thirrur nga politikanë demokratë, thanë që Trump kishte bërë sjellje që janë të papranueshme sipas Kushtetutës. Trump, i cili ka mohuar çdo keqbërje dhe e ka quajtur mashtrim hetimin e fajësimit.

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, shkroi në Twitter se Pelosi dhe Demokratët “duhet të turpërohen”.

Trump nuk ka bërë asgjë përveç se të udhëheqë vendin tonë – duke rezultuar në një ekonomi që lulëzon, më shumë punë dhe një ushtri më të fortë, për të përmendur vetëm disa nga arritjet e tij kryesore. Ne mezi presim një gjykim të ndershëm në Senat”, shtoi ajo.

Komiteti i Inteligjencës së Shtëpisë këtë javë dorëzoi gjetje nga hetimi i tij mbi shtytjen e Trump për Kievin për të filluar një hetim në lidhje me ish-zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, një pretendent kryesor për nominimin presidencial Demokratik në zgjedhjet e vitit 2020.

Demokratët kanë akuzuar Trumpin për abuzimin e pushtetit të tij duke ndalur 391 milionë dollarë, ndihmë për Ukrainën – një aleat i SHBA-së që përballet me agresionin rus.

Në qendër të hetimit të fajësimit është një thirrje e korrikut midis Trump dhe Zelensky-it, në të cilën presidenti amerikan i kërkon homologut të tij ukrainas një “favor”. Ai më pas vazhdoi të kërkojë një hetim mbi Biden. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime

Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Gjyqi ndaj Trumpit: Ish-avokati i tij e pranon se ka gënjyer shpesh për ta ndihmuar ish-presidentin amerikan

Gjyqi ndaj Trumpit: Ish-avokati i tij e pranon se ka gënjyer shpesh për ta ndihmuar ish-presidentin amerikan

Botë
Ukraina sulmon me dronë luftarak Krimenë

Ukraina sulmon me dronë luftarak Krimenë

Evropa
Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Botë
Kalo në kategori