Pas plot 700 viteve, Kanoute synon ndërtimin e një xhamie të re në Sevilla

Frederic Oumar Kanoute i njohur ndryshe si Fredi Kanoute synon të ndërtojnë një xhami të re në Sevilla, pasi në këtë qytet spanjoll nuk është ndërtuar asnjë e tillë në plot 700 viteve.
Në vitit 2007 komuniteti mysliman ishte afër të humbte një xhami të improvizuar pasi pronari i tokës kishte vendosur të shiste ndërtesën e cila shërbente në ato kohë si xhami në Ponce de Leon të Sevillas në Andaluzi.
Kur ky informacion doli, ish-sulmuesi i njohur i Tottenhamit dhe Sevillas, Kanoute, vendosi të ndihmonte komunitetin duke dhuruar plot 700 mijë euro, raporton BBC.

“Ndihmova komunitetin mysliman në Sevilla pak vite më parë, në kohën kur po kërkonin të ruanin vendin e tyre të adhurimit dhe i ndihmova të mbanin xhaminë e tyre të përkohshme”, kujton Kanoute.
Por, sot besimtarët e Sevillas kanë probleme të reja, pasi numri i myslimanëve është rritur dhe duan të kenë një xhami të re e cila do t’i shërbej atyre për të kryer ritet fetare.
Kanoute përsëri është gati për të ndihmuar, por kësaj radhe dëshiron të ndërtoj një xhami të re trekatëshe që do të ketë edhe parkim nëntokësor, përveç vendit të lutjeve.

Ish-sulmuesi i njohur thuhet se është gati të dhurojë plot 250 mijë funte për ndërtimin e xhamisë në Sevillas, e cila është e para pas plot 700 vitesh në këtë vend.
“Kam luajtur atje për shtatë vite dhe si mysliman gjëja e parë që bëni kur arrini në një qytet të ri është që ju të gjeni një vend për t’u lutur”.
“Vendi që kam gjetur ishte xhamia, që unë e quaj xhamia e përkohshme, që është akoma aty. Kam gjetur një komunitet fantastik që është formuar jo vetëm nga emigrantët. Ata janë evropianë, janë nga Andaluzia”.

“Ata kanë lindur si myslimanë, dhe ka një përzierje fantastike dhe të bukur midis marokenëve, algjerianëve, senegalezëve dhe malianëve dhe ishte një komunitet i bukur. Kjo është xhami që shkoj në çdo të premte dhe çdo herë që mund të shkoj”, përfundoi ish-sulmuesi i njohur.
Ndryshe, Kanoute u bashkua me Sevillan nga Tottenhami në vitit 2005. Në shtatë vite, sulmuesi i Mali pati periudhën më të suksesshme në futboll duke fituar dy herë Kupën UEFA, Kupën e Spanjës dy herë dhe dy Superkupa Evrope dhe Spanje, ndërsa në vitin 2007 ai u votua si Futbollisti Afrikan i Vitit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Man City ‘i plagosur’ pret Liverpoolin në formë – formacionet zyrtare të derbit anglez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë