LAJMI I FUNDIT:

Pas pesë vjetësh, rikthehen marrëdhëniet diplomatike me Palaun

Pas pesë vjetësh, rikthehen marrëdhëniet diplomatike me Palaun

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti ka bërë të ditur se pas pesë vjetësh janë rikthyer marrëdhëniet diplomatike me Palaun.

Ahmeti në një postim në Facebook ka publikuar një fotografi të ambasadorit të Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari me përfaqësuesin e Palalut.


“Pas pesë viteve, rikthehen marrëdhëniet diplomatike me Palaun”, shkruan shkurt Ahmeti.

Serbia kishte pretenduar se disa shtete 'ç’njohën' Kosovën, Osmani takon liderët e tyre – konfirmohet njohja e shtetit e marrëdhëniet diplomatike
Lexo po ashtu Serbia kishte pretenduar se disa shtete 'ç’njohën' Kosovën, Osmani takon liderët e tyre – konfirmohet njohja e shtetit e marrëdhëniet diplomatike

Ndryshe, Serbia kishte pretenduar se disa shtete ‘ç’njohën’, në mesin e të cilave ishte edhe Palau.

Në shtator të vitit të kaluar presidentja Osmani fillimisht takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Palaut dhe pastaj ishte nikoqire e zëvendëspresidentes së Palauat në tetor 2022, duke shënuar po ashtu rikthimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Palauat. /Telegrafi/