LAJMI I FUNDIT:

Pas përplasjes – shoferi bie në asfalt, vetura vozitet vet dhe parkohet në mënyrë të përkryer (Video)

Pas përplasjes – shoferi bie në asfalt, vetura vozitet vet dhe parkohet në mënyrë të përkryer (Video)

Në Sochi të Rusisë, një shofer i paemëruar ka rënë në asfalt shkaku i përplasjes me një veturë, por makina tij e ka vazhduar rrugën dhe është parkuar në vendin e duhur.

Derisa pronari qëndronte i shtrirë pa ndjenja, automobili e ka marrë kthesën ngadalë dhe pa shkaktuar ndonjë aksident ka ndalaur në mënyrë të përkryer, transmeton Telegrafi.

Pasi viktima që ka shpëtuar pa lëndime është ngritur, e ka gjetur veturën e tij, sikur të jetë larguar nga trafiku prej ndonjë profesionisti.

“Kur shoferi nuk di të vozisë, makinat veprojnë me mendjen e tyre dhe largohen pa shkaktuar probleme. Jemi në shekullin e përparimeve të mëdha”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/