G Bani u përjashtua ditën e sotme (e diel) nga Big Brother VIP Albania 4.

Kjo pas sherrit me Gjestin, ku gjatë sfidës së rezistencës e goditi me shuplakë në fytyrë.


Vëllai i Madh ka marrë vendim që menjëherë ta përjashtojë nga gara pasi dhuna nuk tolerohet në këtë format.

G Bani ndërkohë nuk u përshëndet fare me banorët dhe doli nga shtëpia përmes dhomës së rrëfimit.

Kjo ishte e pritshme meqë produksioni ka reaguar gjithnjë në raste të tilla në këtë format.

Këtë javë përveç G Banit nga Big Brother u përjashtua edhe Joz Marku, i cili e ofendoi rëndë Gjestin duke e quajtur ‘kop** shkine’.

Televotimi për të preferuarin vlen të ceket se u anulua. /Telegrafi/