Edhe pse gara ka përfunduar, marrëdhënia mes Ludës dhe Londrimit duket se vazhdon jashtë shtëpisë.

Pas finales së madhe që mbërtheu publikun, dyshja kanë treguar se raporti i tyre shoqëror ka mbetur i pandryshuar.


Gjatë ditës së sotme, Londrimi publikoi në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke kërcyer krah Ludës.

Londrim/InstaStory

Në sfond dëgjohet kënga “Maria”, ndërsa të dy duken në humor të mirë dhe plot energji, duke e shijuar momentin.

Videoja është pritur me reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë komentuar si një moment argëtues dhe spontan mes tyre. /Telegrafi/

@londrimmekaj Me Strategun e SALLAGRAZHDES Ludo liiiii #fyp ♬ original sound - Londrim