LAJMI I FUNDIT:

Pas paralajmërimit për tjetërsim të pronave të MBPZHR-së, ministri Faton Peci nën përcjelljen e policisë

Pas paralajmërimit për tjetërsim të pronave të MBPZHR-së, ministri Faton Peci nën përcjelljen e policisë

Një ditë pasi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka shkruar lidhur me tjetërsimin e pronave të këtij institucioni tashmë është nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar këshilltarja e tij, Flutur Mustafa – Pllana duke thënë se një gjë e tillë erdhi si reflektim të institucioneve përgjegjëse ndaj seriozitetit të situatës.


“Përcjellja e ministrit Peci nga policia është reflektim dhe vlerësim i institucioneve përgjegjëse, ndaj seriozitetit të situatës”, konfirmon Mustafa – Pllana.

Ministri Peci me anë të një shkrimi në Facebook ka theksuar se para disa muajsh është kërkuar themelimin e një komisioni që adreson vërejtjet e vazhdueshme të Auditorit të Përgjithshëm rreth menaxhimit të pronave të Institutit Bujqësor të Kosovës në kuadër të MBPZHR-së.

“Të gjeturat janë skandaloze, shumë më skandaloze sesa vërejtjet e marra në vazhdimësi nga Auditori. Fatkeqësisht nuk është abuzuar vetëm në kategorinë e subvencioneve dhe granteve. Skandalet dhe abuzimet më të mëdha na dalin të jenë tek menaxhimi i pronave”, ka shkruar Peci. /Telegrafi/