LAJMI I FUNDIT:

Pas pamjes së jashtme, zbulohet edhe enterieri që do të ketë Porsche Macan i ri (Foto)

Pas pamjes së jashtme, zbulohet edhe enterieri që do të ketë Porsche Macan i ri (Foto)

Tashmë i kemi parë ndryshimet që do t’i ketë Macan në eksterier, ndërsa spiunët e makinave të reja, na tregojnë se si do të duket pjesa e brendshme

Porsche Macan ka vetëm katër vite në treg, ndërsa ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm, transmeton Telegrafi.

Lirisht mund të thuhet është një histori suksesi, pasi: është modeli me marzhën më të madhe të shitjeve nga Porsche, me mbi 97 mijë njësi në mbarë botën, sa dyfishi i modelit të famshëm Cayenne dhe rekordi i veturave që Porsche ka shitur brenda vitit.


Por, pavarësisht këtyre sukseseve, Macan ka nisur të tregojë moshën dhe i duhet ndryshim.

Andaj, prodhuesi ka vendosur t’i bëjë ndryshime të dukshme, që janë parë në disa imazhe të spiunuara.

Së fundmi, është hyrë edhe brenda kësaj veture, ku u fotografuan dallimet që ka prej paraardhësit.

Në hapësirën pranë shoferit shfaqen ekrane shtesë, që i kanë zënë mjaftë hapësirë ventilatorit. Për dallim nga i kaluari, ventilatori i ri i ka vijat horizontale, ndërsa besohet të jetë shumë më efikase.

Megjithëse është thënë se do të lansohet gjatë vitit që vjen, ka mundësi që këtë Macan ta shohim në Geneva Auto Show 2018, apo në New York Auto Show që zhvillohet në fund të muajit që vjen. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Pasuria neto e Elon Musk ra për 29 miliardë dollarë brenda një dite, pas rënies së vlerës së aksioneve të Tesla

Pasuria neto e Elon Musk ra për 29 miliardë dollarë brenda një dite, pas rënies së vlerës së aksioneve të Tesla

Auto
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Auto
Donald Trump premton të blejë një Tesla pas rënies së aksioneve të prodhuesit të makinave elektrike

Donald Trump premton të blejë një Tesla pas rënies së aksioneve të prodhuesit të makinave elektrike

Auto
Ford ndalon prodhimin e veturës më të shitur të tij në Evropë

Ford ndalon prodhimin e veturës më të shitur të tij në Evropë

Auto
Hajnat përdorën teknika hakuese për të vjedhur 150 Jeep Wrengler (Foto)

Hajnat përdorën teknika hakuese për të vjedhur 150 Jeep Wrengler (Foto)

Kjo makinë klasike Chevrolet Corvette qëndroi në pluhur për 34 vjet, mori një pastrim të thellë dhe duket thuajse e re

Kjo makinë klasike Chevrolet Corvette qëndroi në pluhur për 34 vjet, mori një pastrim të thellë dhe duket thuajse e re

Kalo në kategori