Pas “No Time to Die”, shtyhet edhe premiera e “Fast and Furious 9”
"F9" do të duhet të presë edhe pak për të bërë një xhiro në kinema. Universal njoftoi të premten se ka shtyrë sërish debutimin e vazhdimit të filmit "Fast and Furious".
Tani raportohet se do të dalë në kinema gjatë fundjavës së Ditës Përkujtimore, më 28 maj 2021.

Lajmi u bë i ditur disa orë pasi u zbulua se "No Time to Die" u shty dhe se do prezantohet në kinema më 2 prill 2021 - e cila ishte një datë origjinale për “F9”.
Në muajin mars, ndërsa rastet e coronavirusit filluan të përhapeshin, Universal mori vendimin për të anuluar shfaqjen e e "F9" për një vit tjetër.
Të pranishëm në këtë film do jenë aktorët: Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Ludacris, Tyrese Gibson.
Ndërkohë i ftuar special këtë vit është edhe legjenda e WWE-së, John Cena.
Siç u cek më lart, filmi do të publikohej në prillin që lamë pas, por për shkak të pandemisë u vendos të shtyhej. /Telegrafi/







































