Pas ndarjes së çmimit, Ivanov sot do të takohet me Putin

Pas dhënies së çmimit presidentit Ivanov “Shenjtëria e tij e Patriarkut të Moskës dhe në të gjithë Rusinë Aleksej i Dytë”, për vitin 2016, nga patriarku i Kishës Ortodokse të Rusisë, Kiril, në ceremoninë solemne që u mbajt dje në tempullin “Hristos” në Moskë, Ivanov sot gjithashtu do të takohet me kryetarin e Federatës ruse, Vlladimir Putin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nuk dihet saktë se për çfarë do të takohen Putin-Ivanov, por me siguri në lidhje me situatën politike në Maqedoni dhe hapat e mëtejshëm të Maqedonisë dhe Rusisë si dy shtete me raporte të mira diplomatike. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































