Caroline Flack e ka quajtur trajnerin Bradley Simmonds si "gjëja më e mirë që i ka ndodhur në jetë", pas ndarjes nga Danny Cipriani.

Modelja 39 vjeçare, në një çështje të re për Cosmopolitan ka treguar se është duke u takuar me të dashurin e ri pas ndarjes nga Danny, 31 vjeç.


"Jam duke u takuar dhe po e shijojë pafund. "Kam vendosur që të ju japë njerëzve një shans, dil takohu dhe kënaqu. Nuk ka asnjëherë përfundim", ka thënë Flack.

Untitled 14 e1559201453276 Bradley Simmonds dhe Caroline Flack (Foto: Getty Images/Guliver)

"Ai është gjëja më e mirë, është gjëja më e duhur në jetën time", shton më tej bukuroshja.

Caroline është në kulmin e lumturisë sa i përket jetës private, teksa flet edhe për ish-të dashurit në të kaluarën. Duke folur për mësimet që ka marrë në dashuri, modelja ka thënë se "mos e vendosni dashurinë tuaj në Instagram".

Ndër tjerash, modelja angleze flet edhe për planet e saj për martesë, por që nuk dëshiron të martohet njëherë. /Telegrafi/