Liam Payne dhe Cheryl e kanë konfirmuar ndarjen e tyre pas më shumë se dy vitesh së bashku.

Përmes njoftimeve në rrjetet sociale, dy këngëtarët e konfirmuan se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.


Pas lajmit për ndarjen e çiftit, menjëherë kanë reaguar fansat duke shprehur dëshirën që ylli i "One Direction" të lidhet me Rita Orën.

RiatOraLiam 2 (Foto: Getty Images)

Këngëtari anglez dhe këngëtarja shqiptare kanë bashkëpunuar në duetin "For You", këngën kryesore të 'Fifty Shades Freed".

Kënga u bë hit, ndërsa 24-vjeçari dhe 27-vjeçarja kanë performuar bashkë në shumë koncerte.

RiatOraLiam 1 (Foto: Getty Images)

Madje që në kohën kur Rita dhe Liam performuan në ceremoninë e BRIT Awards nisën thashetheme për një aferë mes tyre.

Ndërsa tani, kur Payne është ndarë nga Cheryl, fansat e dy këngëtarëve kërkojnë që Rita dhe Liam të krijojnë lidhje dashurie. /Telegrafi/