Ajo u nda përgjithmonë me të fejuarin e saj, Carl Woods, në fillim të këtij muaji pasi ai e akuzoi atë për tradhti.

Dhe Katie Price, 44-vjeçe, u fotografua duke dalë nga klubi i homoseksualëve “Freedom” në Soho të enjten mbrëma me fituesin e medaljes së artë olimpike, Matty Lee, 24 vjeç, në orën 3 të mëngjesit.


Dyshja janë shfaqur të dy në I'm A Celebrity ... Get Me Out Of Here”, edhe pse jo në të njëjtin serie.

65850465 11566143 image a 2 1671714493488 Foto: Click News and Media

Një zëdhënës i Katie Price tha për MailOnine: "Ata janë thjesht miq dhe jo të lidhur”.

Katie dhe Matty deri në kohën e mbylljes qëndruan në bar, përpara se të shkonin në restorantin aty pranë “Balans”.

Nëna e pesë fëmijëve ishte e veshur me një palë tuta gri nga JYY London për natën jashtë dhe mbante një çantë të vogël të zezë.

65850497 11566143 image a 3 1671714527048 Foto: Click News and Media

Ajo së fundmi iu nënshtrua operacionit të saj të 16-të të rritjes së gjoksit në Belgjikë, duke zgjedhur implantet 2120 CC.

Katie pranoi po ashtu se kohët më të vështira në jetën e saj janë të gjitha të lidhura me burrat që kanë qenë më parë në jetën e saj.

“Nuk duhet të jesh gjeni për të kuptuar se burrat paraqesin rënie në jetëm time. Një milion për qind”, tha për The Sunday Times.

65850499 11566143 image a 4 1671714551036 Foto: Click News and Media

"Të gjitha dramat e mia, falimentimi im - gjithçka lidhet me burra. Gjithmonë me burra”.

Megjithatë, ish-fituesja e "Big Brother" insiston se nuk ka më nevojë për 'vërtetim' nga partnerët e saj.

65850501 11566143 image a 5 1671714553636 Foto: Click News and Media

Sa i përket arsyes së ndarjes nga Carl, ai kishte deklaruar që Price ka qenë jobesnike dhe kishte fjetur me dikë pas shpine.

“Nuk ka asnjë mënyrë të lehtë për mua ta them këtë. Të them të drejtën është mjaft e turpshme, por unë dhe Katie nuk jemi më bashkë”.

65850503 11566143 image a 6 1671714555375 Foto: Click News and Media

“Dje kuptova se Katie më tradhtoi. Ajo e pranoi se më tradhtoi. Ajo flinte me dikë tjetër”, theksoi ai. /Telegrafi/

65850825 11566143 image a 36 1671715429266 Foto: Click News and Media

65850541 11566143 image a 14 1671714815775 Foto: Click News and Media