LAJMI I FUNDIT:

Ka falimentuar për shkak të meshkujve, por për silikone ka gjithçka! Katie Price për herë të 16-të hyn në operim

Ka falimentuar për shkak të meshkujve, por për silikone ka gjithçka! Katie Price për herë të 16-të hyn në operim

Katie Price nuk ka në plan të ndalet me operacionet plastike. Qëllim është gjoksi më i madh në vend

Manekinia britanike Katie Price, e cila shpesh ishte cak i dënimit për shkak të sjelljeve të papërshtatshme dhe operacioneve të shumta plastike, nuk heq dorë nga ajo për të cilën njihet.


Ajo ka vendosur që për të 16-tën herë të vendosë silikone, dhe vetëm e vetëm për të pasur “gjoksin më të madh në vend”.

Katie nuk e fsheh se sa shumë dashuri ka për kirurgjinë estetike, ndaj kësaj radhe ka shkuar në Belgjikë për të “përfunduar” gjoksin e saj tashmë të harlisur.

“Katie do të vendosë implante masive. Ajo dëshiron të ketë gjoksin më të madh në vend”, tha një burim për mediat britanike, i cili deklaroi se modelja mbante një buzëqeshje në fytyrën e saj. Ajo mbërriti në klinikë. Katie u pa në një karrige me një maskë oksigjeni teksa mjekët e futnin me rrota për një operacion të planifikuar.

Ndonëse ajo u mburr me fotot në Instagram, ndjekësit nuk patën mundësi ta shihnin madhësinë e re për shkak të flokëve të gjata me të cilat mbulonte gjoksin. Kujtojmë se Katie më herët ka treguar se ka probleme me paratë dhe fajin e kanë ish-bashkëshortët e saj. Siç theksoi, “ajo po paguante për jetën e tyre, gjë që e çoi në falimentim”. Në një intervistë ajo ka deklaruar se është “e dobët në dashuri” dhe për këtë arsye ka ndjerë nevojën të shpenzojë miliona për partnerët e saj.

“Nuk duhet të jesh gjeni për të kuptuar se burrat janë shkaku i rënies sime. Është një milion për qind e vërtetë. E gjithë drama ime, falimentimi im, e gjitha është shkaktuar nga burrat. Gjithmonë kanë qenë burra. Doja të isha e kërkuar, por nuk munda”, përfundoi me trishtim Katie, e cila pavarësisht falimentimit, vazhdon me operacionet plastike. /Telegrafi/