LAJMI I FUNDIT:

Gashi për marrëveshjen VV-LDK: Gjithçka do jetë e baraspeshuar në marrjen e përgjegjësive – të dyja subjektet janë të barabarta për nga rezultati zgjedhor

Gashi për marrëveshjen VV-LDK: Gjithçka do jetë e baraspeshuar në marrjen e përgjegjësive – të dyja subjektet janë të barabarta për nga rezultati zgjedhor

Pas deklarimeve të Kryetarit të LDK-së Isa Mustafa rreth modelit të diskutimeve LDK-VV, ka folur edhe deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës nga radhët e këtij subjekti Arben Gashi.

Gashi në intervistë për “RADIO 1” ka deklaruar se në marrëveshjen qeverisëse VV-LDK, kjo e fundit do që  gjithçka të jetë e baraspeshuar në marrjen e përgjegjësive.


“Marrëveshja e LDK-së me Vetëvendosjen do të bazohet në elementët që kanë të bëjnë më barazinë. Kjo sepse të dyja subjektet politike (LDK dhe VV) pothuaj janë të barabarta për nga rezultati zgjedhor. Pra gjithçka do jetë e baraspeshuar në marrjen e përgjegjësive. Pra ky është vullneti i qytetarëve të Kosovës. Qytetarët janë ata të cilët kanë vlerësuar kështu.”

I pyetur rreth mundësisë së kontributit të tij ministror, në rast të arritjes së marrëveshjes qeverisëse me VV-në, Gashi ka thënë se për një angazhim të tillë do të flasë me kryetarin e partisë Isa Mustafën.

“Mendoj se kjo çështje akoma nuk është diskutuar në strukturat e partisë. Do të diskutojë me kryetarin e partisë z.Mustafa. Aty do shohim se ku do të jap kontributin tim dhe se çfarë mendohet të kërkohet nga unë.”-tha Arben Gashi i LDK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori