LAJMI I FUNDIT:

Pas mosmarrëveshjes Airbus-Boeing, SHBA-ja shton tarifat për prodhimet evropiane

Pas mosmarrëveshjes Airbus-Boeing, SHBA-ja shton tarifat për prodhimet evropiane

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shtuan më shumë produkte të Bashkimit Evropian në një listë të mallrave që mund të godiste sërish me tarifa hakmarrëse, në një mosmarrëveshje të gjatë mes të Boeing Co. dhe Airbus SE.

Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë në Washington, publikoi një listë prej katër miliardë dollarësh të mallrave të BE-së që synojnë “hakmarrjen” ndaj avionëve evropianë. Produktet shkojnë nga qershi në mish, djathë, ullinj dhe makarona, së bashku me disa lloje të tubave të ujit dhe të hekurit.


Sipas njoftimit, zyra ka shtuar një listë të produkteve të BE-së me vlerë 21 miliardë dollarë.

Subvencionimi i aeroplanit dhe tarifat që të dyja palët po kërcënojnë, janë në kontrast me lëvizjet e tjera të profilit të lartë të administratës së Trump, sepse ata po luajnë sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe jo nga autoriteti i njëanshëm i Shtëpisë së Bardhë. SHBA ka bërë thirrje për ndryshime gjithëpërfshirëse në organizatë me qendër në Gjenevë dhe aktualisht po bllokon kandidatët në panelin e saj të apeleve – një masë që mund të paralizojë kapacitetin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të institucionit deri në fund të vitit.

USTR vlerëson se subvencionet e BE për Airbus shkaktojnë rreth 11 miliardë dollarë dëm ekonomik në SHBA çdo vit. Organizata Botërore e Tregtisë ka gjetur se subvencionet e BE-së shkelin rregullat e tregtisë ndërkombëtare dhe pritet të vendosë këtë verë mbi sasinë e kundërveprimeve që mund të imponojnë Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/