LAJMI I FUNDIT:

Pas masakrës në shkollën fillore në Beograd, jep dorëheqjen ministri i Arsimit i Serbisë

Pas masakrës në shkollën fillore në Beograd, jep dorëheqjen ministri i Arsimit i Serbisë

Ministri serb i Arsimit, Branko Ruzhiq i ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme kryeministres serbe Ana Brnabiq.

Dorëheqja e tij, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, vjen pas presionit publik që pasoi masakrën në shkollën fillore të Beogradit.

Në letrën që i ka dërguar kryeministres, Ruzhiq edhe një herë ka shprehur ngushëllimet më të thella për të dashurit e viktimave dhe shton: “Engjëjt e vegjël u prefshin në paqe dhe Zoti na ndihmoftë që diçka e tillë nuk ndodh më”.

Një nxënëse tregon çfarë ndodhi në klasë, dëshmitarët tmerrin që panë – rrëfimet nga sulmi që la nëntë të vrarë në një shkollë fillore në Beograd të Serbisë
Lexo po ashtu Një nxënëse tregon çfarë ndodhi në klasë, dëshmitarët tmerrin që panë – rrëfimet nga sulmi që la nëntë të vrarë në një shkollë fillore në Beograd të Serbisë

Kujtojmë se pas masakrës që ndodhi në shkollën fillore në Beograd, disa mijëra njerëz u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës para Ministrisë së Arsimit në qendër të Beogradit dhe kërkuan dorëheqjen e ministrit Ruzhiq.

Masakra në shkollën e Beogradit ndodhi të mërkurën kur një nxënës 13-vjeçar vrau tetë bashkëmoshatarët e tij dhe rojën dhe plagosi shtatë persona të tjerë.

Një ditë më vonë, ndodhi një masakër në afërsi të Mlladenovcit, jo shumë larg Beogradit, në të cilën u vranë tetë persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rrëzohet aeroplani ushtarak rus Su-34, raportohet për viktima

Rrëzohet aeroplani ushtarak rus Su-34, raportohet për viktima

Botë

"Ushtria e dronëve" të Ukrainës ka komandantin e saj

Botë
Ngrica janë vërejtur në disa nga malet e mëdha të Marsit - që thuhet se janë deri në tri herë më të larta se Everesti

Ngrica janë vërejtur në disa nga malet e mëdha të Marsit - që thuhet se janë deri në tri herë më të larta se Everesti

Botë
Katër profesorë amerikanë u sulmuan me thikë në një park publik, gjatë vizitës së tyre në Kinë - bëhen të ditura detajet e para

Katër profesorë amerikanë u sulmuan me thikë në një park publik, gjatë vizitës së tyre në Kinë - bëhen të ditura detajet e para

Botë
Flamuri rus është “shkatërruar” – Zelensky komenton situatën në rajonin Sumy në kufi me Federatën Ruse

Flamuri rus është “shkatërruar” – Zelensky komenton situatën në rajonin Sumy në kufi me Federatën Ruse

Botë
Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia

Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia

Botë
Kalo në kategori