LAJMI I FUNDIT:

Pas marrjes së “Çelësit të Prishtinës”, Abazoviq: Ndjehem si në shtëpinë time

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gjatë vizitës që ia bëri komunës së Prishtinës, nga kryetari Përparim Rama u nderua me “Çelësin e Prishtinës”.

Abazoviq me këtë rast tha se në Prishtinë ndjehet si në shtëpinë e tij.

“Ky Çelës është simbolik që të bëhem qytetar i Prishtinës dhe me të vërtetë e ndjejë veten si në shtëpinë time…”, u shpreh Abazoviq.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq /Foto: Ridvan Slivova
Rama ia dhuron Abazoviqit "Çelësin e Prishtinës "
Lexo po ashtu Rama ia dhuron Abazoviqit "Çelësin e Prishtinës "

“Falënderoj kryebashkiakun e Prishtinës, Përparim Rama për akordimin e ‘Çelësit’ të qytetit të Prishtinës. Kjo për mua është nder dhe motivim i madh që të afirmoj ide të reja dhe të ardhmen më të mirë për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë kryeministri i Malit të Zi.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama /Foto: Ridvan Slivova

Ndërsa, i pari i Prishtinës tha se është i nderuar që ta pres në vizitën e tij të parë në Prishtinë, kryeministrin Abazoviq.

Ai tha se këtë ‘Çelës’ po ia dhuron si simbolikë që Abazoviq ta ndjej veten si në shtëpinë e tij, si dhe siç u shpreh Rama “të lidh më shumë dy shtetet”.

“Na keni nderu me vizitën tuaj në kryeqytet, prandaj dëshirojmë të ju dhurojmë Çelësin e Prishtinës…  Kjo është shtëpia juaj dhe jeni të mirëseardhur kurdoherë. Shpresoj që ky Çelës të lidhë shtetet tona edhe më shumë, pra Kosovën me Malin e Zi. Po ashtu edhe personalisht për ju që ta ndjeni veten si në shtëpinë e juaj”, ka thënë Rama. /Telegrafi/ 

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama /Foto: Ridvan Slivova
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama /Foto: Ridvan Slivova
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama /Foto: Ridvan Slivova

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kalo në kategori