LAJMI I FUNDIT:

Pas marrëdhënies seksuale mes anakondave, vjen “përqafimi vdekjeprurës” (Video, +16)

Pas marrëdhënies seksuale mes anakondave, vjen “përqafimi vdekjeprurës” (Video, +16)

Fotografi Luciano Candisani ka kapur foton e parë të shkrepur ndonjëherë ku shfaqet një anakondë jeshile teksa mbyt të dashurin e saj pas çiftëzimit. Fotoja është shkrepur në Brazil dhe është publikuar si ekskluzive nga “National Geographic”.

Candisani mori shumë më tepër se ç’kishte shpresuar pasi ndoqi anakondën “e trashë sa një gomë kamioni” në kënetat e Brazilit, nën udhë-rrëfimin e banorëve vendas, Juca Ygarape dhe Daniel de Granville.


Anakonda, kishte gjysmën e trupit jashtë dhe ishte e ngatërruar me një mashkull të vogël nën ujë. “Ndoshta një përqafim pas çiftëzimit”, tha Candisani, i cili shikoi për orë të tëra dhe shkrepi disa foto nga rreth një metër larg. “Fillimisht nuk e kuptova ç’po ndodhte, por më pas ajo e tërhoqi zvarrë trupin e mashkullit në bar”, tha ai.

Ai u habit nga sjellja e anakondës, prandaj fotografi kërkoi ndihmën e ekspertit të anakondave, Jesus Rivas, një biologjist në Universitetin e Neë Mexicos, i cili ka studiuar zvarranikët në Venezuelë për rreth 30 vite.

Rivas ka dokumentuar disa raste të kanibalizmit tek anakondat, në të cilët femrat kanë vrarë meshkujt dhe i kanë ngrënë. Shkencëtarët mendojnë se një arsye mund të jetë ushqimi i nënës anakondë, veçanërisht si parapërgatitje para një periudhe 7 mujore “agjërimi” gjatë të gjithë shtatzënisë, transmeton noa.

Rivas thotë se anakonda humbet 30% të peshës së saj në lindjen e të voglit. “Të marrësh 7-8 kilogramë mish para se të futesh në shtatzëni, nuk është ide dhe aq e keqe”, tha ai.


Select Text

Në trend Fun

Më shumë
Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Interesante
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
A mund ta gjeni brenda 30 sekondave trofeun e fshehur në mesin e qindra shisheve dhe gotave me birrë?

A mund ta gjeni brenda 30 sekondave trofeun e fshehur në mesin e qindra shisheve dhe gotave me birrë?

Interesante
YouTuberi amerikan i kërkon Musk ta punësojë berberin indian - arsyeja do t'iu bëjë të qeshni

YouTuberi amerikan i kërkon Musk ta punësojë berberin indian - arsyeja do t'iu bëjë të qeshni

Fun
U kërkoi nga pesë dollarë pjesëmarrësve në ditëlindjen e vajzës, kritikohet ashpër nëna nga Teksasi

U kërkoi nga pesë dollarë pjesëmarrësve në ditëlindjen e vajzës, kritikohet ashpër nëna nga Teksasi

Interesante
Londinezët mahniten nga delfinët që notonin në lum

Londinezët mahniten nga delfinët që notonin në lum

Interesante
Kalo në kategori