Ripple, kompania e cila përmes sistemit të saj po përpiqet ta ndihmojë industrinë financiare për t’i shpejtuar pagesat përmes teknologjisë Blockchain, thotë se gjiganti ‘MoneyGram’ është duke e testuar përdorimin e njësisë XRP për transferim të parave.

Kompanitë si MoneyGram, kompani e cila është e dyta më e madhja në botë për transferimin e parave, kryesisht i shfrytëzojnë llogaritë e financuara paraprakisht për t’i përmbushur nevojat e konsumatorëve, transmeton Telegrafi.

Por njësia XRP e Ripple mund t’i transferojë paratë shumë më shpejt dhe ka një kosto tejet të ulët të transaksionit.

Pilot-projekti mund të mos shpijë në adaptimin e XRP-së nga MoneyGram, por kompanitë janë duke i shqyrtuar mundësitë për të parë nëse MoneyGram do të bëhet apo jo partner i pagesave të Ripple.

Ripple e ka krijuar njësinë e saj XRP, valutë virtuale e cila përdoret në rrjetin e saj, në mënyrë që t’u mundësojë bankave t’u dërgojnë klientëve para nga Parisi në Tokio në çështje minutash, e jo në çështje ditësh.

Gjithashtu edhe taksat e transaksionit janë shumë më të vogla sesa paratë që ua merr banka për transaksione të tilla.

Vlen të ceket se qysh nga kjo marrëveshje, Ripple është rritur mbi 30%. /Telegrafi/