LAJMI I FUNDIT:

Pas kërkesës së shumtë, konferenca “Shitja inteligjente dhe taktika marketingu për vitin 2015” me David Tovey – mbahet edhe me 29 nëntor

Pas kërkesës së shumtë, konferenca “Shitja inteligjente dhe taktika marketingu për vitin 2015” me David Tovey – mbahet edhe me 29 nëntor

Ju informojmë se hyrjet për konferencën e parë më 28 nëntor janë TË SHITURA! Me kërkesë tuajën është organizuar konferenca e dytë identike më 29. nëntor (e shtunë) për të cilën ka ende vende të lira. Na lejoni që t’ju tregojmë diçka më tepër për konferencënqë tërhoqi aq interes të madh në rajon.

Si ta përshpejtojmë shitjen dhe ta rrisim profitin? Si ta targetojmë marketingun në epokën e rrjeteve sociale? Këto janë disa nga pyetjet që njëri nga folësit me të njohur në biznesin evropian – David Tovey do të ju përgjigjet në konferencën ekskluzive “shitja inteligjente dhe taktika marketingu për vitin 2015” që do të mbahet në Shkup më datën 29 Nëntor, në hotelin Bushi Resort and Spa.

Konferenca do të jetë intensive një ditore me rrjetëzim dhe eksperiencë biznesore për disa nga menaxherët më të suksesshëm në shitje dhe marketing, drejtorët ekzekutiv si dhe pronar të bizneseve.

Konferenca do të vizitohet nga shumë biznesmen të suksesshëm nga rajoni, me ç’rast ata do të shpalosin dhe diskutojnë teknikat moderne për implementimin e taktikave për marketing dhe shitje për vitin 2015, kënaqja dhe rritja e shitjes tek konsumatorët e moderuar si dhe avancimi i kompanisë një hap para konkurrencës. Programi është i plotësuar me sfida interesante për rrjetëzim, si dhe diskutime me disa nga biznesmen të suksesshëm nga rajoni.

Konferenca udhëhiqet nga folësi i mirënjohur, konsulent dhe autor i shumë librave të biznesit – David Tovey, folës inspirues për gati 30 vjet të shitjeve të shquara dhe rekorde në marketing, si dhe konsulent në shumë brende botërore. “ Si askush më parë, David na tregoi si t’i bashkojmë përpjekjet për shitje dhe marketing me efikasitet dhe inspirim, dhe me këtë kombinim të fuqishëm t’i arrijmë objektivat tona për vitin e ardhshëm në tregun konkurrues.” U shpreh njëri nga drejtorët ekzekutiv i cili ishte prezent gjatë konferencës së fundit në Londër.
I njëjti program është i hapur në Shkup më datë 29 Nëntor, për të cilin mund të informoheni më shumë në: www.biznisseminari.com/en .
Lajmi i mirë është se procesi për të aplikuar është ende i hapur si dhe personat reprezentues nga komuniteti i biznesit në Kosovë të cilët dëshirojnë që të marrin pjesë janë të mirëseardhur nga ana e organizatorëve. Kjo ngjarje është e rekomanduar për menaxherët dhe profesionistët e shitjes dhe marketingut, produkt dhe brend menaxherët, pronarët e kompanive dhe drejtorët ekzekutiv.

Për më shumë informata, vizitoni www.biznisseminari.com/en apo edhe kontaktoni në info@biznisseminari.com ose +389 (0)2 5201 832

Në trend Ekonomi

Më shumë
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

PlanB
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

CITY College
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ekonomi
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Elfije Boletini
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit

Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit

Ekonomi
Kalo në kategori