Pas paralajmërimeve të ministres bullgare, Ekaterina Zakharieva se Bullgaria mund të tërhiqet nga puna e komisionit të përbashkët nëse nuk konstatohet se Goce Dellçev është bullgar, zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Hoxha, tha se shpresojnë se komisioni do të dal me zgjidhje që do të jetë në drejtim të fqinjësisë së mirë dhe miqësisë. Nuk do të bëjmë kompromis me të vërtetën. Nga Maqedonia e Veriut nuk duam asgjë më shumë se e vërteta, tha ministrja bullgare për punë të jashtme, Ekaterina Zakharieva, me rastin e mospranimit të komisionit bullgar për festimin e përbashkët të Goce Dellçevit më datë 7 tetor.

Zakharieva: Goce Dellçev është bullgar, Maqedonia e Veriut nuk duhet të edukohet me nacionalizëm të rrejshëm Zakharieva: Goce Dellçev është bullgar, Maqedonia e Veriut nuk duhet të edukohet me nacionalizëm të rrejshëm

“Ne shpresojmë që komisioni i cili është formuar ndërmjet dy Qeverive në bazë të marrëveshjes për miqësi të mirë do të gjej zgjidhje në drejtim të miqësisë mirë mes dy vendeve”, theksoi zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha.