LAJMI I FUNDIT:

Pas kërcënimit ndaj Albin Kurtit, arrestohet Haxhi Hoti i Nismës

Pas kërcënimit ndaj Albin Kurtit, arrestohet Haxhi Hoti i Nismës

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, është arrestuar sot, pas kërcënimit që i ka bërë liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social.

Arrestimin e Hotit e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.


“Policia e Kosovës ka trajtuar informacionin e publikuar ne rrjete sociale dhe sipas detyrës zyrtare ka ndërmarr veprimet konform autorizimeve ligjore duke trajtuar rastin si ‘shtytje në vrasje’. Të gjitha veprimet janë ndërmarr në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, personi i dyshuar është kërkuar dhe nuk është gjet në shtëpi, të njëjtit i është lënë ftesa për paraqitje të menjëhershme në polici dhe janë njoftuar të gjitha njësitet policore se kudo që takohet i njëjti të arrestohet”, ka deklaruar Hoxha, për Telegrafin.

Vetëvendosje me kallëzim penal për anëtarin e Nismës që kërcënoi Kurtin
Lexo po ashtu Vetëvendosje me kallëzim penal për anëtarin e Nismës që kërcënoi Kurtin

“I dyshuari pas paraqitjes në polici me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura te mëtejme”, ka thënë Hoxha.

Edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se pas informacionit të publikuar në rrjete sociale, të personit me inicialet H.H., ka ndërmarrë veprime përkatëse hetimore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, personi në fjalë është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme”, ka njoftuar Prokuroria.

Ndryshe  anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, i cili ishte edhe kandidati për deputet nga kjo parti, të shtunën ka lëshuar një deklaratë të pamatur kundrejt kreut të LVV-së, Albin Kurti.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti ka thënë se Kurti ose duhet ta lëshojë Kosovën, ose të vritet, pasi sipas tij, nuk është interes i Kosovës që të jetë kryeministër.

Vetëvendosje me kallëzim penal për anëtarin e Nismës që kërcënoi Kurtin
Lexo po ashtu Vetëvendosje me kallëzim penal për anëtarin e Nismës që kërcënoi Kurtin

Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të shumta, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Hotit, duke e quajtur kërcënim brutal. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori