Volkswagen ka nënshkruar një marrëveshje për të sjellë minibusët e saj autonomë në Norvegji duke bashkëpunuar me operatorin e transportit Ruter dhe kompaninë Holo.

Duke nisur nga fillimi i vitit 2026, VW do të ofrojë modelin elektrik ID. Buzz dhe softuerin për prenotime përmes një aplikacioni.


Oslo bëhet qyteti i tretë në Evropë pas Hamburgut dhe Berlinit që fut në përdorim ID. Buzz AD.

Moia pritet të zgjerohet edhe në Los Angeles vitin e ardhshëm, ku bashkëpunon me Uber.

Aktualisht, mjetet lëvizin me një drejtues sigurie në kabinë, i cili ndërhyn në rast nevoje.

VW synon të marrë miratimin për operim plotësisht pa shofer deri në fund të vitit 2026. /Telegrafi/