LAJMI I FUNDIT:

Pas Gjilanit, PDK-ja prish koalicionin me LVV-në edhe në Podujevë

Pas Gjilanit, PDK-ja prish koalicionin me LVV-në edhe në Podujevë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka njoftuar të premten se ka shkëputur koalicionet qeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje në nivelin lokal.

Pas prishjes së koalicionit ditë më parë në Komunën e Gjilanit, PDK-ja të premten ka shkëputur koalicionin qeverisës me LVV-në edhe në Komunën e Podujevës.


Prishet koalicioni i VV-së me PDK-në në Gjilan, Hyseni tregon arsyen
Lexo po ashtu Prishet koalicioni i VV-së me PDK-në në Gjilan, Hyseni tregon arsyen

Sipas njoftimit të partisë, këto vendime vijnë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së, ku është vendosur që të shkëputet çdo lloj komunikimi zyrtar me kryeministrin Albin Kurtin dhe me presidenten Vjosa Osmani.

“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, të mbajtur më 3 korrik, pasi është diskutuar gjatë për situatën në vend dhe sanksionet që tashmë po i vuajnë shteti dhe qytetarët tanë, ishte dakordim i përgjithshëm se Kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke shkatërruar çdo të arritur në Kosovë të këtyre dy dekadave dhe janë duke e dërguar vendin drejt konfrontimit me aleatët që kanë qenë mbështetësit kryesor të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës, duke e rrezikuar të ardhmen e shtetit të Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

PDK-ja ka falënderuar të gjithë përfaqësuesit dhe zyrtarët e saj në komunat e Podujevës dhe Gjilanit, “të cilët gjatë gjithë kësaj periudhe i kanë shërbyer me dinjitet, profesionalizëm dhe vullnet komunave dhe qytetarëve, shërbim të cilin do ta vazhdojnë me përkushtim edhe nga pozicioni opozitar”. /Telegrafi/