LAJMI I FUNDIT:

Pas gjermanëve, kosovarët prijnë në marrjen e pasaportës zvicerane

Pas gjermanëve, kosovarët prijnë në marrjen e pasaportës zvicerane

Gjatë vitit 2015 në Kantonin Aargau të Zvicrës ka pasur rritje të madhe të numrit të të huajve që kanë fituar shtetësinë zvicerane.

Bëhet fjalë për një shtim prej 77.5% të personave të natyralizuar në krahasim me një vit më parë, njofton srf.ch. Konkretisht, autoritetet bëjnë të ditur se kanë miratuar kërkesat e 2,566 të huajve për të marrë pasaportën zvicerane. Ndërsa në vitin 2014 kishin qenë vetëm 1121 të huaj të natyralizuar ose 77.5% më pak.


Është interesante të shihet lista e të huajve që kanë fituar shtetësinë zvicerane në këtë kanton gjatë vitit 2015. Në krye të saj janë gjermanët me 460 pasaporta zvicerane dhe menjëherë pas tyre vijnë kosovarët, 432 prej të cilëve gjatë vitit të përmendur kanë fituar shtetësinë e Zvicrës, përcjell albinfo.ch.

Me shumë më pak pasaporta zvicerane të fituara rishtas, 292 sish, në vendin e tretë vijnë italianët. Pas tyre në radhë janë turqit (246) shtetasit e Maqedonisë, që në shumicë dërmuese janë shqiptarë (116) dhe shtetasit e Serbisë (109).

Shtimi kaq i madh i kërkesave të miratuara për natyralizim nuk ka një shkaktar të vetëm dhe konkret. Ai vjen si rezultat i shumë rrethanave të ndryshme dhe në veçanti si rezultat i rritjes së theksuar të kërkesave që të huajt kanë bërë për natyralizim gjatë kësaj periudhe.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori