LAJMI I FUNDIT:

Pas gjashtë dekadave do të rikonstruohet rrjeti i ujësjellësit në Resnjë

Pas gjashtë dekadave do të rikonstruohet rrjeti i ujësjellësit në Resnjë

Me investim me vlerë prej 800 mijë euro, për herë të parë pas 60 viteve do të fillojë rikonstruimi themelor i rrjetit të ujësjellësit në Resnjë. Bëhet fjalë për zëvendësimin komplet të gypave të ujit, me qëllim që të sigurohet ujë i shëndetshëm, i pastër dhe cilësorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në realizimin e këtij investimi do të marrin pjesë Komuna e Resnjës, e financuar nga Qeveria e Maqedonisë, Banka Investuese Evropiane dhe disa mjete do të sigurohen nga projektet e UNDP./Telegrafi/