LAJMI I FUNDIT:

Pas gati gjashtë vjet nga ngritja e aktakuzës, sot pritet të marrë epilog gjykimi për korrupsion ndaj Qemajl Mustafës dhe të tjerëve

Pas gati gjashtë vjet nga ngritja e aktakuzës, sot pritet të marrë epilog gjykimi për korrupsion ndaj Qemajl Mustafës dhe të tjerëve
Foto: Arkiv

Në Gjykatën Themelore në Pejë, sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe 35 të pandehurve tjerë, të cilët po përballen me akuzën e Prokurorisë Speciale për korrupsion me tenderë në Komunën e Gjilanit në bashkëpunim me operatorët ekonomik.

PSRK pretendon se të akuzuarit, si zyrtarë komunalë dhe operator ekonomik, kanë bërë kurdisjen e tenderëve, me qëllim që ato t’i fitojnë disa biznese të caktuara, raporton “Betimi për Drejtësi“.


Seanca e fundit për këtë rast u mbajt më 7 prill.

Ndryshe, më 6 dhjetor 2021, kryetarja e trupit gjykues Nushe Kuka- Mekaj në ditën e shpalljes së aktgjykimit, ka bërë rihapjen e kësaj çështje gjyqësore. Kurse më 1 dhjetor 2021, palët kishin dhënë fjalët e tyre përfundimtare.

Aktakuzën në këtë rast e ka përfaqësuar prokurori Agron Bajrami, mirëpo me avancimin e të njëjtit në Prokurorinë e Apelit, kjo lëndë i është ndarë në punë prokurorit Burim Çerkini.

Ky rast fillimisht gjykohej nga trupi gjykues i udhëhequr nga ish-gjykatësi Sylë Lokaj, mirëpo pas pensionimit të tij, gjykatëse e rastit është caktuar Nushe Kuka-Mekaj.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), në Komunën e Gjilanit janë bërë dallavere me 18 tenderë, për çka po akuzohet ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe 26 zyrtarë tjerë komunal dhe 9 operator ekonomik.

PSRK pretendon se të akuzuarit kanë bërë kurdisjen e tenderëve, me qëllim që ato t’i fitojnë disa biznese të caktuara.

Në këtë rast, PSRK ngarkon të akuzuarit me veprat penale të krimit të organizuar lidhur me veprën penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare si dhe keqpërdorimit të autorizimeve në ekonomi.

Në këtë rast, fillimisht kanë qenë të akuzuar 39 të pandehur, prej të cilëve 29 kanë qenë zyrtar komunal dhe 10 operator ekonomik, mirëpo ky numër është ulur në 36 pasi është pushuar procedura për të akuzuarit Heset Mahmuti dhe Behar Mehmetit kurse ndaj Burim Govorit është veçuar procedura.

Gjykata e Apelit, në shkurt të vitit 2019, kishte aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), në rastin e ish-kryetarit të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe 39 të akuzuarve tjerë, duke vendosur kështu që të njëjtit të gjykohen për veprat për të cilat akuzohen.

Kështu, Apeli e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, të 30 nëntorit 2018, në atë mënyrë që, kërkesat e mbrojtësve për hudhje të aktakuzës i ka refuzuar, ndërsa procedura tani në këtë çështje juridiko penale, sipas Apelit, duhet të vazhdohet sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, të parapara për caktimin e seancës së shqyrtimit gjyqësor.

Në këtë rast, PSRK ngarkon të akuzuarit me veprat penale të krimit të organizuar lidhur me veprën penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare si dhe keqpërdorimit të autorizimeve në ekonomi.

“Gjykata e Apelit konstaton se në bazë të shkresave të lëndës, në rastin konkret ka prova të mjaftueshme nga të cilat rezulton dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit kanë kryer veprën penale në fjalë. Andaj gjykata e shkalles së parë obligohet të vazhdoj më tutje më procedim penal, të administroj provat, e pastaj ta marr një vendim të drejtë dhe të ligjshëm”, thuhej në njoftimin për media të Gjykatës së Apelit.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Pejë, në nëntor të vitit 2018, kishte refuzuar kërkesat për hudhjen e aktakuzës në rastin e ish-kryetarit të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, i akuzuar për vepra penale të korrupsionit.

Në aktvendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, kjo gjykatë kishte theksuar se në rastin e Mustafës dhe të akuzuarve tjerë, s’ka elemente të veprës penale të krimit të organizuar.

Ndërsa, kishte pushuar procedurën penale ndaj të 10 të akuzuarve të cilët ngarkoheshin me veprën penale të keqpërdorimeve në ekonomi, dhe 19 të akuzuarve për keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje, për shkak të parashkrimit relativ të veprës penale.

Prej 29 të akuzuarave se si grup kriminal kishin kryer veprën penale të korrupsionit lidhur me dhënien e tenderëve në Komunën e Gjilanit, sipas vendimit të gjykatës, vetëm 12 të akuzuar, do të ballafaqohen me akuzat e Prokurorisë Speciale për korrupsion dhe atë me kualifikim të ri të veprës penale.

Kjo pasi, Gjykata Themelore në Pejë, kishte refuzuar vetëm kërkesat e të pandehurve, Qemail Mustafa, Hatixhe Daku, Vehbi Geci, Ramush Musliu, Behar Mehmeti, Hamdi Ismajli, Fadil Osmani, Heset Asllani, Selver Xhelili, Qemajl Latifi, Naser Sylejmani dhe Nazim Jashari, e për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ne shkelje te nenit 422 par.l dhe 2 pika 2.1 lidhur me nenin 31 të KPK-së.

Ndërsa, kishte pushuar procedurën penale për shkak të arritjes së parashkrimit relativ të ndjekjes penale ndaj te pandehurve: Drita Kajtazi-Bajrami, Agim Hoxha, Qefsere Sadriu, Enver Biqku, Asllan Mustafa, Muhamet Kastrati, Heset Mahmuti dhe Fatmir Halili, lIaz Rashiti, Musa Nasufi, Ibrahim Foniqi, Zeqirja Fazliu, Azem Mujku, Selvije Shefkiu- Mustafa, Ganimete Kastrati, Shemsedin Qerimi dhe per Merita Canaj-Shabani, që akuzohen për veprën penale keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar në shkelje të nenit 422 par.l dhe 2 pika 2..1 lidhur me nenin 31 te KPK-së.

Po ashtu, gjykata kishte bërë ndryshimin e kualifikimit juridik ndaj të akuzuarve, të cilit sipas këtij aktvendimi akuzohen se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare në bashkëveprim, e jo si grup i strukturuar kriminal, siç pretendon Prokuroria Speciale.

Sipas aktvendimit të ish-gjykatësit Sylë Lokaj, të marr më 30 nëntor 2018, kualifikimi juridik i aktakuzës së Prokurorisë Speciale, se ish-kryetari i Gjilani, Qemajl Mustafa dhe të tjerët kishin kryer veprën penale si grup i strukturuar kriminal nuk qëndron, duke bërë ndryshimin e veprës penale prej krimit të organizuar në veprën penale të cilësuar si bashkëkryerje.

Sipas vlerësimit të ish- kryetarit të trupit gjykues, Sylë Lokaj provat e paraqitura nga Prokuroria nuk e përmbushin kriterin minimal se ka ekzistuar grupi i strukturuar kriminal nga të pandehurit.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori