LAJMI I FUNDIT:

Pas gati dy muajve, lirohet nga burgu Ibrahim Matoshi i cili u arrestua nga policia serbe

Pas gati dy muajve, lirohet nga burgu Ibrahim Matoshi i cili u arrestua nga policia serbe

Serbia ka lëshuar nga burgu mërgimtarin Ibrahim Matoshi. Ai ishte arrestuar më 13 gusht nga autoritetet serbe në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” derisa po hynte në Kosovë.

Mërgimtari nga Gjilani vazhdon të mbahet i arrestuar në Serbi
Lexo po ashtu Mërgimtari nga Gjilani vazhdon të mbahet i arrestuar në Serbi

Lajmin për lirimin e tij e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli me anë të një postimi në Facebook.

“Sapo mora informacionin nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës se avokati i z. Ibrahim Matoshi i ka informuar për lirimin e tij. Ne do të ‘presim për konfirmimin përfundimtar zyrtar dhe kthimin e z. Matoshi në territorin e Kosovës, ashtu që familjarët e tij, dhe të gjithë ata që janë marrë me këtë rast aktivisht, të ndjejmë lehtësim emocional e shpirtëror. Edhe në këtë rast, sikurse në të gjitha rastet tjera, po dëshmohet që lojërat dhe sjellja e Serbisë shkon në kundërshtim total me të drejtat themelore të njeriut, me marrëdhëniet fqinjësore dhe me rregullat dhe vlerat e BE-së. Është koha e fundit që Serbia të ndalojë këtë fushatë dhe të resepektojë parimet e lirisë së lëvizjes dhe dakordimet tjera me marrëveshjet e Brukselit. Lirimi i Matoshit na gëzon pa masë”, ka shkruar Pacolli.


Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, policia serbe arreston mërgimtarin Ibrahim Matoshi
Lexo po ashtu Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, policia serbe arreston mërgimtarin Ibrahim Matoshi

Ibrahim Matoshi, që është stomatolog në Gjermani, kishte përfunduar pushimet në Kosovë dhe po kthehej për në Gjermani nga pika e njëjtë prej të cilës ishte futur në Kosovë.

Ai ishte ndaluar pa paralajmërim dhe arrestuar nga policia serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori