LAJMI I FUNDIT:

Pas fitores me goleadë ndaj Pobedës, Osmani: Shkëndija duhet të luajë në këtë nivel

Pas fitores me goleadë ndaj Pobedës, Osmani: Shkëndija duhet të luajë në këtë nivel
Qatip Osmani (Foto: Screenshot/YouTube/KF Shkëndija)

Shkëndija vazhdon të mbajë primatin në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, pas triumfit prej 5-2 kundër Pobedës, me ç’rast ruan diferencën prej tetë pikësh ndaj përcjellësit të parë, Vardarit, kur kanë mbetur edhe 11 xhiro para përfundimit të kampionatit.

Armend Alimi (5′), Ennur Totre (13′), Egzon Bejtulai (26′), Marjan Radeski (83′) dhe Stenho Junior (85′) – ishin protagonistët e skuadrës tetovare në këtë triumf të rëndësishëm.


Një triumf bindës i shoqëruar me lojë të bukur për sy nuk duhet të ketë hapësirë për kritikë, por trajneri Qatip Osmani beson se skuadra ka segmente ku duhet të përmirësohet.

“Sigurisht se jam i kënaqur. Është e vërtetë se në start të gjysmëstinorit pranveror na mungonin golat. Sot (e diel) ishim në nivel dhe shpresoj se edhe në ndeshjet e ardhshme Shkëndija të jetë në nivel të njëjtë dhe të shënojë sa më shumë”.

“Nuk duhej të ndodhë të pranojmë gola, por kur rezultati është bindës ndodh të ketë rënie. Golin e parë e pranuam kur ishim në epërsi 3-0, goli i dytë erdhi kur rezultati ishte 5-1. Kur ke epërsi të lartë vetvetiu krijohet siguri në skuadër ku bie koncentrimi dhe si rezultat pësojmë gol”, ka thënë Osmani, citon faqja zyrtare e klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori