Aktori dhe komediani britanik Sacha Baron Cohen (53) është në një lidhje me yllin e OnlyFans, Hannah Palmer, 26 vjet më e re se ai, pas divorcit të tij nga Isla Fisher. Paparacët i kanë kapur duke dalë nga një restorant.

Një burim i tha The Sun se çifti po shkojnë mirë me njëri-tjetrin pavarësisht diferencës në moshë. Ata u takuan muajin e kaluar në festën e 50-vjetorit të aktorit Taika Waititi në Ibiza.


Vetëm miqtë e tij të ngushtë ishin të ftuar në festë, përfshirë Kate Moss, Matt Damon, Sebastian Stan dhe Natasha Lyonne.

Foto: BackGrid

"Hannah është një vajzë shumë argëtuese dhe është po aq e zgjuar sa është edhe e bukur. Sacha është një burrë shumë me fat që po del me të", shtoi burimi.

Në qershor të këtij viti, Sacha Baron Cohen dhe Isla Fisher publikuan një deklaratë të përbashkët ku deklaruan se divorci i tyre ishte finalizuar.

Foto: BackGrid

Ata shkruan se janë krenarë për atë që kanë arritur së bashku dhe se kanë respekt të madh për njëri-tjetrin ndërsa i rrisin fëmijët e tyre së bashku.

Ata njoftuan lajmin e divorcit në prill të vitit 2024. Ata kanë tre fëmijë: vajzat Olive dhe Elula dhe djalin Montgomery. /Telegrafi/

Foto: BackGrid

Foto: BackGrid

Foto: BackGrid

Foto: BackGrid

Foto: Instagram