LAJMI I FUNDIT:

Pas disa shekujsh, macet e egra u kthyen në pyjet holandeze

Pas disa shekujsh, macet e egra u kthyen në pyjet holandeze

Macet e egra janë kthyer në pyjet në jug të Holandës pas disa shekujsh, thanë zyrtarët lokalë.

Macja e egër, e cila ka këmbë më të gjata dhe kokë më të sheshtë se macja shtëpiake, u zhduk nga territori holandez disa qindra vjet më parë, si rezultat i gjuetisë dhe shpyllëzimit, raporton sot theguardian.

Kthimi i kafshës, e cila njihet nga bishti i saj i zi, i unazuar, është një shenjë se kafshët po kthehen në pyjet në jug të rajonit holandez të Limburg, tha Hetty Mertens, një biologe që punon për grupin konservator ARK.


Numri i maceve të egra është rritur në jug të Limburg që nga viti 2013, pasi ata ikën nga vendbanimet në malet Eiffel aty pranë në Gjermani dhe Ardennes në Belgjikë, në kërkim të territoreve të reja.

“Popullsia është e vogël, por po rritet. Situata është ende e brishtë, por ne jemi të sigurt se do të ketë rritje”, shpjegoi Mertens.

ARK planifikon të llogarisë numrin e maceve të egra vitin e ardhshëm dhe për këtë qëllim planifikon të vendosë kamera dhe t’i drejtojë ato drejt pemëve. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar

Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar "në një vakt të nxehtë"

Fun
Plazhi që duket sikur është mbuluar me gjak, fenomeni i pazakontë në Iran po tërheq vëmendjen e botës

Plazhi që duket sikur është mbuluar me gjak, fenomeni i pazakontë në Iran po tërheq vëmendjen e botës

Interesante
Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Virale
Kalo në kategori