LAJMI I FUNDIT:

Pas dekretimit të Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë, ambasada britanike bënë thirrje për krijim të shpejtë të institucioneve

Pas dekretimit të Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë, ambasada britanike bënë thirrje për krijim të shpejtë të institucioneve

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka mirëpritur dekretimin e Albin Kurtit nga presidenti Hashim Thaçi, për formimin e Qeverisë së re.

Në një njoftim të ambasadës britanike, thuhet se votuesit kosovarë kanë pritur tre muaj e gjysmë për këtë moment


“Ne mirëpresim emërimin nga Presidenti Thaçi të Albin Kurti si kandidat për Kryeministër, për të formuar një Qeveri të re. Votuesit kosovarë kanë pritur tre muaj e gjysmë për këtë moment.
Shpresa dhe dëshira e tyre për ndryshim, e shprehur në mënyrë të qartë më 6 tetor, meriton të respektohet”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Më tej ambasada britanike ka kërkuar nga politikanët që të tregojnë guxim dhe kreativitet në formimin e një Qeverie që pasqyron dëshirat e votuesve.

“Politikanët e zgjedhur të Kosovës dhe partitë e tyre tani duhet të tregojnë guxim dhe kreativitet në formimin e një qeverie që pasqyron dëshirat e votuesve. Ne bëjmë thirrje për përparim të shpejtë në negociata, në një frymë tolerance dhe partneriteti”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori