LAJMI I FUNDIT:

Pas dasmës luksoze, Paris Hilton shijon muajin e mjaltit me bashkëshortin

Pas dasmës luksoze, Paris Hilton shijon muajin e mjaltit me bashkëshortin

Paris Hilton dhe Carter Reum shijuan shoqërinë e njëri-tjetrit dhe momente romantike gjatë muajit të tyre të mjaltit në Paqësorin Jugor.

40-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, gjithashtu 40 vjeç, dukej se nuk po përjetonin asgjë tjetër veç lumturisë martesore, ndërsa bënin shëtitje me varkë në ujërat blu kristal dhe notonin së bashku.

Çifti i lumtur duket se nuk mund të ndaheshin nga njëri-tjetri, pasi u panë duke u përqafuar teksa notonin në oqean, shkruan DailyMail.


Foto: REX

Hilton ishte e veshur me bikini të zeza me një pjesë të sipërme që binte në sy, ndërsa kalonte kohë me bashkëshortin e saj. Ylli televiziv kombinoi pamjen me një palë syze dielli teksa shijonte ajrin e pastër bregdetar.

Hilton dhe Reum filluan të takoheshin në vitin 2019, megjithëse ata e njihnin njëri-tjetrin si miq prej vitesh para fillimit të lidhjes së tyre.

Foto: REX

Para se të përfshihej me sipërmarrësin, Hilton ishte e lidhur me individë të shumtë, duke përfshirë Doug Reinhardt, Benji Madden dhe Nick Carter.

Ajo ishte e fejuar më parë me Jason Shaë deri në fund të lidhjes së tyre në vitin 2003, dhe ata mbetën miq pas ndarjes së tyre.

Foto: REX

Paris më vonë filloi të bënte plane për t’u martuar me trashëgimtarin e anijeve Paris Latsis, megjithëse të dy e anuluan martesën e tyre në dhjetor të 2005.

Hilton më pas u fejua me Chris Zylka në janar të vitit 2018, por u ndan përfundimisht në nëntor të po atij viti.

Foto: REX

Paris ndërkohë filloi romancën me Reum, ndërsa e bën publike lidhjen në janar të vitin të kaluar.

Dyshja kurorizuan dashurinë e tyre me martesë në fillimi të këtij muaji, në një ceremoni në Santa Monica me shumë yje të ftuar si Kim Kardashian dhe Bebe Rexha. /Telegrafi/

Foto: REX

Në trend Magazina

Më shumë
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Përballet live me të, e ëma e Loredanës thotë se po luan më mirë pa Jozin në Big Brother

Përballet live me të, e ëma e Loredanës thotë se po luan më mirë pa Jozin në Big Brother

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina
Xheneta Fetahu përlotet kur pyetet nëse i mungon Gjesti

Xheneta Fetahu përlotet kur pyetet nëse i mungon Gjesti

Magazina

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Magazina
Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Magazina
Kalo në kategori